Kurti për Report TV: Mustafa të tërheqë Zajednicën...ose ik!

2015-10-13 4

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një lidhje telefonike për ReportTV ka shpjeguar situatën e krijuar dje me policinë e Kosovës që çoi në arrestimin e tij për disa orë si dhe planet e opozitës për të ndaluar zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për formimin e bashkësisë së komunave serbe.

Kurti u shpreh se, arrestimi i tij është bërë pas asnjë dokument dhe sipas tij kemi të bëjmë me urdhër politik nga prokuroria. Ish-lideri i VV-së e lidhi arrestimin e tij me reagimet e fundit të opozitës, përfshirë bllokimin e punimeve të Kuvendit të Kosovës për shkak të asaj që Kurti e quan ?Zajednica?.

Kurti paralajmëron se marrëveshje e firmos nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Bruksel e kthen Kosovën në një Bosnje të dytë. Sipas Kurtit kjo marrëveshje i garanton autonomi të plotë brenda Kosovës komunave me shumicë popullsie serbe.

Duke bërë të ditur se opozita ka mbledhur deri tani 200 mijë firma kundër marrëveshjes, Kurti tha se opozita e bashkuar nuk do të tërhiqet dhe i kërkon kryeministrit Mustafa të bëjë një gjë të tillë.

?Mustafa ka dy zgjidhje ose të tërheqë marrëveshjen ose të japë dorëheqjen?, deklaroi Kurti. ?Nëse instalohet ?Zajednica? brenda Kosovës ne e humbin republikën tonë.?