TIRANË - I drejtohet gjyqtares më fjalët ?Do të vijë radha juaj? nxirret jashtë salle imami i vetëshpallur Bujar Hysa. Kaq ka mjaftuar që të tensionohet situata në procesin ndaj xhihadistëve të cilët akuzohen për terrorizëm. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë seancën për të martën e ardhshme
...
Pas replikave me prokuroren Elisabeta Imeraj, imami i vetëshpallur Bujar Hysa i pandehur për terrorizëm kërcënon kryesuesen e trupit gjykues Liljana Baku dhe nxirret jashtë salle. ?Ju qafirët e Allahut, do t?iu vijë radha dhe ju zonja gjyqtare?, u drejtua Hysa trupës gjyqësore nga kafazi i hekurt.
Por kaq ka mjaftuar që procesi ndaj 9 të pandehurve konsideruar si dosja e xhihadit, të ndërpritet për tu shtyrë të martën e ardhshme.
Këtë seancë Policia e Shtetit kish mundur të shoqërorë dhe dy dëshmitare të konsideruara të rëndësishme për procesin, por paçka këtij impenjimi seanca nuk mundi të zhvillohej normalisht. Shtyrjen e seancës për të disatën herë, mbrojtja e të pandehurve bëri përgjegjës gjykatën.
Procesi ndaj 9 imamëve të pandehur për rekrutim të shqiptarëve drejt luftës për xhihad në Siri dhe nxitje të terrorizmit prej 9 muaj zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.