PD: Rama 'bllok" dekriminalizimit po inkriminon edhe pushtetin lokal

2015-10-13 4

TIRANË - Demokratët akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po pengon procesin e dekriminalizmit dhe se shefi i qeverisë nuk ka vullnet për këtë proces. Nga salia blu deputeti Gerti Bogdani tha se edhe pas 6 muajsh në arrest të deputetit Mark Frroku, kryeministri vijon t?i ruajë karrigen në parlament ndërsa Arben Ndoka ndonëse dha dorëheqjen rezulton të jetë sërish deputet pasi nuk është zëvendësuar.

Por për demokratët mungesa e vullnetit për dekriminalizimit po reflektohet edhe ne dy bashkitë më të mëdha në vend në Tiranë dhe Durrës, ku sipas deputetit Bogdani, kryebashkiakët po inkriminojnë pushtetin lokal.

Puna e komisionit të Dekriminalizimit ka mbetur tek negociatat mes palëve politike, ku maxhoranca dhe opozita kanë depozituara draftet përkatëse e po synohet miratimi i një ligji të përbashkët.

Free Traffic Exchange