TIRANË - Shumë shpejt qeveria do të përcaktojë kuotat e doktoraturave për universitetet duke i hapur rrugë zbllokimit të procesit. Deklarata ka ardhur nga zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj në emisionin Rreze Dielli në Report TV, ku ka shtuar se kuotat do të përcaktohen sipas kërkesave të Universiteteve por edhe sipas nevojave të tregut.
"Në mbledhjen e kaluar të qeverisë ka dale dhe vendimi për kuotat e sistemit master dhe shumë shpejt do të dalin dhe vendimet e tjera gjithashtu dhe për dokturaturat. Sigurisht që Ministria e Arsimit e ka thënë që në krye të herës që do ketë doktoratura por pritej ligji dhe priten nevojat që kanë universitetet dhe kërkesat që do na bëjnë ata. Doktoraturat do të dalin sa të na krijohet mundësia e kërkesë ofertës duke patur parasysh që jemi nga kalimi në një ligj në ligj tjetër që do të thotë që gjithë ky vit akademik është viti që do bëjë të mundur që në tetor të vitit 2016 ne të veprojmë drejtpërsëdrejti me ligjin e ri - u shpreh Nora Malaj.