Në një deklaratë për mediat sekretari i PD-së Arben Ristani akuzon qeverinë se po neglizhon më përmbytjet në jug të vendit dhe tha se ajo i detyrohet te gjithë shqiptarëve dëmshpërblim. Ristani në fjalën e tij tha se dora kriminale e qeverisë po rëndon mbi qytetarët duke kërkuar hetim për mosfunksionimin e hidrovoreve referuar këtu deklaratës së ministrit të Bujqësisë se shkak ishte mungesa e energjisë elektrike. Ai akuzoi qeverinë se ka hequr plot 5 milionë dollarë nga fondi i investimeve i parashikuar për kullimet dhe kanalizimet.
?Ndërkohë ministri i Bujqësisë deklaroi se hidrovoret kanë qënë jashtë shërbimit ditët e reshjeve, se nuk kanë pasur energji. Ja ku del njëra dorë e qeverisë. Kjo është një dorë kriminale që duhet hetuar me urgjencë dhe përgjegjësit para ligjit për këtë maskaradë që kanë kryer me jetën e pronat e qytetarëve. Dora tjetër e qeverisë është kujdesur të heq fondet parashikuar për kullime dhe kanalizime. Janë hequr 5 mln dollarë, që po të ishin investuar qindra familje do të kishin shpëtuar nga uji e balta?,-tha Ristani në një dalje për mediat nga selia blu mesditën e së martës
Sipas sekretarit të Pergjithshëm të Demokratëve për banorët spo bëhet asgjë por partia që ai drejton do të jetë pranë tyre për ti ndihmuar me ctë mundet tha Ristani referuar visiztës së këtij të fundit në qytetin e Vlorës gjatë ditës së djeshme
?Populli vuan nga përmbytjet aq sa nuk ka vuajtuar në 20 vitet e fundit të marra së bashku. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, ose ajo çfarë ka bërë është lënia pa energji elektrike e hidrovorëve. Qytetarët janë në dorë të Perëndisë sepse qeveria dhe Edi Rama nuk e kanë mendjen të hallet e tyre. Partia Demokratike do të kërkojë llogari deri në fund. I nxisim qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre dhe të evidentojnë dëmet që kanë pësuar. Qeveria u detyrohet dëmshpërblim të plotë e të shpejtë dhe ne do të jemi në krah të tyre derisa kjo të ndodhë?, deklaroi Ristani.