Policia e Kosovës: Kurti u shoqërua për tu marrë në pyetje

2015-10-13 3

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani në një lidhje telefonike për ?Report Tv?deklaroi se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk është lënë i lirë për shkak të protestave por sepse urdhri i Prokurorit ishte që ai vetëm të merrej në pyetje për ngjarjen kur në kuvendin e Kosovës është hedhur një mjet i dyshuar si gaz lotësjellës.

?Policia e Kosovës ka marrë një urdhër nga prokurori kompetent. Në bazë të urdhëresës së dhënë ka ndaluar zotin Kurti. Është më rëndësi për informimin e opinionit publik se qysh nga rasti i seancës së kuvendit që është hedhur një mjet i dyshuar. Pas këtij mjeti të dyshuar ne jemi urdhëruar nga prokurori të vijë në intervistimin. Ne kemi tentuar ta ftojmë por ai nuk është paraqitur dhe ka refuzuar ftesat e policisë. Për ne ka ekzistuar një urdhër i dhënë nga prokurori që duhej zbatuar. Zoti Kurti ishte në një vizitë jashtë vendit dhe në kthim ne jemi detyruar ta ndalojmë e ta shoqërojmë pasi është kthyer nga jashtë vendit. I është komunikuar urdhri nga prokurori dhe i është shoqëruar në stacionin policor. Deklarimet janë çështje që i përkasin prokurorit. Policia e Kosovës është një institucion i zbatimit të ligjit dhe do të realizojë urdhëresat nga organet e policisë. Ne kemi realizuar një urdhëresë për shoqërim dhe pas intervistës Albin Kurti është lënë i lirë? përfundoi në komunikimin e tij zëdhënësi Kelani.

Free Traffic Exchange