Peleshi në Vlorë: Përmbytjet pasojë e mungesës së investimeve

2015-10-12 0

Shkaku kryesor i përmbytjeve masive në qytetin e Vlorës është keqmenaxhimi ndër vite i kësaj problematike nga pushteti lokal e qëndor. I këtij mendimi është zv kryeministri Niko Peleshi, i cili ishte sot në Vlorës për të parë nga afër situatën pas përmbytjeve në këtë qytet.

Peleshi në këtë mënyrë shigjetoi edhe ish kryebashkiakun, Shpëtim Gjika, që për 12 vite ka drejtuar këtë qytet. Ai shtoi se situata po monitorohet nga afër dhe se për përmbytjet vetëm në qarkun e Vlorës do kalojnë 4 milionë euro për rastët e emergjencave.

?Është një përmbytje e pazakonshme në fakt por duhet ta them që në fillim që sa për shkak të fenomeneve aq edhe për shkak të mungesës shumë vjeçare të investimeve ndodhin këto përmbytje. Dinamika e zhvillimit të këtij qyteti sidomos qytetit të Vlorës që është rritur shumë në dy dekadat e fundit nuk është shoqëruar me investimet e duhura por dhe me investimet e zgjuara do të thoja unë. Kështu që pa dashur tani ta kaloj përgjegjësine te e shkuara,? tha zv kryeministri Peleshi.

Më herët zv kryeministri ishte në Fier teksa i shoqëruar nga drejtuesit e pushtetit lokal e qëndor u ndal në zonat e përmbytura nga lumi Gjanica. Peleshi gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e implementimit të një projekti afatgjatë që do t?i jepte zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve nga lumi Gjanica.

"Në bashkëpunim me partnerët tanë, kryesisht me BE por dhe me partenrë të tjerë me PNUD-in jemi duke punuar tani, duke investuar 6 milionë euro. Janë 12 apo 16 segmente ku punohet për të disiplinuar argjinaturat e lumenjve, për të mbrojtur tokat nga erozioni pra investime që parandalojnë emergjencat dhe jo investime për të zbutur pasojat e emergjencës", u shpreh Peleshi.

Niko Peleshi u njoh nga afër edhe me problematikat e banorëve të zonave të përmbytura.