Meta: Gëzimi i kombëtares mos të zbehë vëmëndjen ndaj përmbytjeve

2015-10-12 1

Euforia e e fitores së merituar të Kombëtares nuk duhet të nxjerrë jashtë vëmendjes situatën e përmbytjeve në jug të vendit . Kjo kërkesë vjen nga kryeparlamentari Ilir Meta i cili u shpreh se situata duhet mbajtur nën kontroll.

?Patjetër që duhet bërë akoma më shumë. Unë kam qenë në ndjekje të siatuatë me ministrin Panariti dhe Haxhinasto. Situata është shqetësuese se pritet edhe në ditët e ardhshme të ketë mot të vështirë, shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos cojë në zbehjen e vëmendjens ndaj një problemi real dhe mjaft shqetësues që ndeshin qytetarët në jug të vendit,. Dhe shpresoj të merren masat e nevojshme?, tha Meta.

Kryetari i parlamentit e bëri këtë deklaratë pas një takimi me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Itali, ku dhe u firmos një marrëveshje bashkëpunimi për njohjen e votës së emigrantëve

?Shqiptarët në Itali, por dhe kudo në Evropë e botë kanë dhënë e japin një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin, progresin dhe integrimin e vendit tonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë edhe në të ardhmen. Ndaj, shpreh vullnetin tim për të drejtën e votës së emigrantëve kudo ku ata jetojnë, që të kenë të drejtë bazike për t?u shprehur për të ardhmen e vendit të tyre, por njëkohësisht edhe për të mbështetur krijimin e gjithë institucioneve që do ta forconin më tej dialogun mes vendit tonë dhe gjithë qytetarëve tanë kudo ku ata janë. Kjo do të rrisë kujdesin tonë ndaj tyre në të gjitha aspektet, sepse mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim dhe ne jemi një vend që ka një emigracion të lartë, ndaj kemi nevojë për ta mbështetur akoma më shumë ketë potencial?, u shpreh Meta.

Free Traffic Exchange