Motër e vëlla vrasin bashkëfshatarin për gështenjat, shpallen në kërkim

2015-10-12 7

KURBIN - Motër e vëlla vrasin bashkëfshatarin e tyre pas një konflikti për një sipërfaqe të mbjellë me gështenja. Ngjarja ka ndodhur fshatin Selitë të Kurbinit dhe viktimë ka mbetur 58-vjeçari Ndrec Prendi. Trupi i tij i pajetë u gjend mëngjesin e sotëm në pyllin e fshatit, ndërsa pak orë më pas policia identifikoi dy autorët e dyshuar të vrasjes, Indrit dhe Xhoana Ndoci, 29 dhe 24 vjec.

Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se mes viktimës dhe autorëve ka pasur një konflikt për shfrytëzimin e një hapësirë me pemë gështenjash. Mes Ndocajve dhe Prendit prej vitesh ka pasur debate për pronësinë e kësaj sipërfaqeje dhe për këtë ata kanë pasur një proces gjyqësor, i cili mesa duket nuk e ka zgjidhur konfliktin.

Policia e Kurbinit po vijon punën në fshatin Selitë për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim dhe vënin e tyre para autoriteteve të drejtësisë.

Free Traffic Exchange