Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vërshimi i ujit nga reshjet e shiut ka qenë i papritur për banorët e fshatrave të bashkisë së Selenicës.
Ata thonë se uji mori çdo gjë përpara duke I shkaktuar dëme të mëdha. Flitet për 80 banesa të dëmtuara, ndërkohë që mungon energjia elektrike
?Uji mori gjithçka para, me derën e hekurt dhe me makinë? thotë një banor.
Shumë prej banorëve të Lubonjes , Armenit, Peshkëpisë, Dushkarakut u janë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake, ushqimi i bagëtive, gruri dhe misri i ruajtur nëpër bodrume.
Për kryebashkiakun e Selenicës Përparim Shametaj, dëmet janë të mëdha, ndërkohë që po punohet për pastrimin e rrugëve dhe lagjeve nga balta.
Ai kërkon ndihmë nga qeveria për dëmshpërblimin e banorëve.
Në njësinë administrative të Vllahinës, uji i ka kaluar nivelet e 60 cm, ndërsa veç banesave, uji ka dëmtuar 6 biznese te mëdha.
?Në një magazinë me shumicë që ka drithëra, grurë dëmi është 50 milionë lekë të vjetra. Në Peshkëpi banesa është 1 metër nën ujë? thotë Sokol Hodaj n/kryetari i bashkisë së Selenicës
Në Armen, vërshimi i përroit ka nxjerrë jashtë funksionit puset, duke lënë pa ujë dhjetëra familje.
Me lot në sy një banore tregon se vërshimi i ujit u mori brenda pak minutash të gjithe mundin e një viti pune.
Nga reshjet e fundit, pritat dhe argjinaturat mbrojtëse, janë shkatërruar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/selenica-nje-dite-pas-permbytjeve-banoret-verifikojne-demet-e-medha/