Në jug të vendit situatë e shakktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit është përmisuar ndjeshëm, të gjithë hidrovorët janë në punë?- këtë ka konfirmuar sot në një lidhje telefonike për Report TV shefi i emergjencave civile Shemsi Prençi.
?Aktualisht situate shumë e përmisuar në raport me një ditë më parë.Po punohet në të gjithë territorin e dëmtuar nga vërshimi i lumenjëve. Në fier dhe Vlorë ujrat janë tërhequr në pjesën më të madhe.Aktualisht të gjithë hidrovoret në gjendje pune.Për mungesën e energjisë tek hidrovoret ditën e djeshme duhet të përgjigjen strukturat përkatëse. Hidrovoret duhet të furnizohen normalisht të furnizohen.Drejtoria e emergjencave ka njoftuar njësitë strukturat përkatëse për të marrë masa dhe janë të gjithë në gadishmëri pune.?-tha Premçi
Për momentin tha Premçi nuk ka familje që kërkojnë të evakuohen pas ii gjithë shtabi i emergjencave civile dhe strukturat e ministrisë janë në gadishmëri të plotë. Dy ditë më parë u evakuan 30 familje në Fier, 2 në Elbasan dhe 15 në Vlorë por që tashmë janë kthyer në banesat e tyre
Kreu i emergjencave civile konfirmoi bllokimin e rrugës Korçë-Ersekë vështirësi në qarkullim vetëm më një kah dhe Banjë-Gramsh ku po punohet për normalizimin e situates
Kujtojmë këtu se dje situate ka qënë mjaft e rënduar në jug të vendit nga reshjet e dendura ku u rregjistrua dhe viktima e parë një 50 vjeçar nga qyteti i Vlorës i cili u mor nga rrjedha e ujit.