Nis viti i ri akademik, Ministrja Nikolla: Të jetësojmë ligjin e arsimit të lartë

2015-10-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në nisjen e vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla bëri apel për jetësimin e ligjit të arsimit të lartë, në mënyrë që ky ligj mos të mbetet vetëm në letër.
Sot në auditoret e Universiteteve ulen rreth 170 mijë student, ndërsa ministrja Nikolla garantoi mbështetje për të gjithë studentët dhe pedagoget.
Lindita Nikolla: Sot 170 mijë student nisin rrugëtimit të jetës së tyre, ndaj suksese pacin cdo ditë të tyre. Është bukur tju drejtohem nga ky mjedis frymëzues edhe studenteve të rinj të Tiranës, por edhe kudo në IAL, publike dhe private,
Kemi deklaruar mbështetjen dhe vëmendjen parësore që kemi për ju studentë që suksesi juaj të jetë i garantaur në tregun e punës.
Ishte kjo arsyeja që në komunikimin e vazhdueshëm me ju dhe stafin e profesorëve ne ideuam reformën në arsimin e lartë. Sot kemi një ligj të ri të arsimit të lartë. Nuk do jetë mirë nëse ai ligj që është në letër të mosjetësohet. Ftesa jonë është jo vetëm të mbështesim kampusin, por studentët e ekselencës dhe cdo student tjetër.
Të dekurajojmë mungesën e cilësisë, mbështejta kryesore do të shkojë drejt studentit të përgjegjshëm. Do të dekurajojmë papërgjegjshmërinë apo cdo fenomen negative në arsimin e lartë. Nuk bëhët fjalë që ju të përjashtoheni nga arsimin e lartë, por cështja është që secili të jetë në vendin që i takon.
Këtë vit, Qeveria Shqiptare ka miratuar 18,986 kuota për 289 programe studimi në të cilat kanë aplikuar 29,168 kandidatë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sot-nis-viti-i-ri-akademik/

Free Traffic Exchange