Jemi në “Euro 2016”, festa në Shqipëri e kudo në botë ku ka shqiptarë

2015-10-12 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mijëra tifozë anembanë Shqipërisë por jo vetëm, në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë e kudo festuan mbrëmjen e sotme, 11 tetor 2015, kualifikimin e kombëtares në Euro 2016.
Një ëndërr që u bë realitet. Festimet filluan që nga momenti i shënimit të golit të tretë dhe vazhduan edhe pas mesanate.
Në Shqipëri pavarësisht motit të keq me shi mijëra persona mbushën sheshet kryesore me flamuj dhe brohorima për kombëtaren. Ndërsa atmosferë festive ka pasur kudo ku ka shqiptare.
Flamujt kuq e zi u valëvitën në çdo trevë shqiptare dhe kudo ku jetojnë bashkëkombasit tanë

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/policia-merr-masa-per-festimet-e-fitores-se-shqiperise/
http://www.oranews.tv/vendi/policia-merr-masa-per-festimet-e-fitores-se-shqiperise/