Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gëzimin për kualifikimin e kombëtares e ka shprehur edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila tha se kjo është një fitore e merituar e kombëtares që besoi në ëndrrën, duke e bërë realitet.
Lindita Nikolla: Më është bërë zemra mal, në fakt është fati i madh që me këtë fitore të kombëtares të koicidojë që unë të jem edhe minister e Sportit. Është një fitore e paparë, e merituar e ekipit kombëtar, e atyre djemëve që besuan fort në ëndrrën e tyre dhe e kthyen ëndrrën e tyre në realitet me një fitore të merituar në Armeni. Ne jo vetëm ndihmemi krenarë, por do ti presim ata djem sic e meritojnë dhe do të vijojmë të mbështesim fort sportin, dhe këtë sport popullor që po na emocionon dhe po na bën të gjithëve të lumtur.
Deklarata e Nikollës u bë pas përfundimit të aktivitetit në nisjen e vitit të ri akademik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-fitore-e-merituar-e-kombetares-djemte-besuan-ne-endrren-e-tyre/