Tregtarët vijojnë aktivitetin pas protestave, afati për t’u regjistruar deri në 15 tetor

2015-10-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregtarët e mallrave të përdorura në kryeqytet duhet të regjistrohen deri në datën 15 tetor ose në të kundërt nuk do të lejohen të vijojnë aktivitetin e tyre.Ata shprehehn se regjistrimi dhe vendosja e kasës është e parballueshme për xhepin e tyre.
?Jemi në mëshirë të fatit, as në qiell as në tokë. Ne do vdesim për buke. Nuk ja dalim dot të paguajme kasat?, shprehet një tregtare.
Ndërkohë përsa i përket mallit që i është sekuestruar nga tatimorët e vetmja zgjidhje që u është dhënë është riblerja e mallit në mungesë të dokumentave.
?Nuk kemi asnjë lloj shpjegimi. Na thonë që do ta riblejmë mallin pas marrjes së liçencës dhe kasës?, tha një tjetër tregtare.
Ministria e Financave shpjegon se për këta tregtarë ndiqet e njëjta proçedurë për rikthim të mallrave të sekuestruara por zgjidhje i mbetet vetëm riblerja gjatë nxjerrjes në ankand duke qenë se nuk kanë asnjë dokument shoqërues.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tregtaret-vijojne-aktivitetin-pas-protestave-afati-per-tu-regjistruar-deri-ne-15-tetor/