Sot plot 170 mijë studentë nisin vitin e ri akademik. Studentët që nisin sot universitetin do të studiojnë në plot 289 programe të miratuara nga qeveria shqiptare. Në një ceremoni organizuar me këtë rast ministrja Nikolla tha se qeveria shqiptare mbështet të gjithë studentët në rrugën e dijes duke theksuar këtu edhe ligjin aq shumë të dikutuar për arsimin e lartë si një risi që sjell më tepër mundësi për liri akademike dhe zgjeron autonominë e universiteteve.
Ministrja i uroi suksese të gjithë studentëve në mbarë vendin, në rrugën e tyre të dijes. ?Qoftë e mbarë dhe e bardhë rruga juaj e dijës, kokulur, modestish. Unë do të jem krah jush. Unë jam e vendosur që t?ju dëgjoj, të shkoj më tutje në gjithçka që i shërben arsimit.?¬
Nikolla i siguroi studentët se do të kenë drejtësi në rrugën e dijes sipas meritë-preferencës duke shtuar se qeveria dhe strukturat e ministrisë mbështesin kërkimin shkencorë dhe kampusin
Ky është viti i fundit akademik në të cilin kurrikulat dhe programet studimore janë ato të viteve të mëparshme pasi duke nisur nga viti 2016 do të aplikohet ligji i ri i arsimit të lartë i miratuar vetëm pak muaj më parë në Kuvend.
Ligji i ri i arsimit të lartë do të nis të aplikohet në vitin e ri akademik 2016-2017.