Fier, banorët nxjerrin ujin me pompa lumi Gjanica pushton shtëpitë

2015-10-11 2

Fshati Sheq i Fierit nuk i ka shpëtuar tërbimit të lumit Gjanica, ujërat e të cilit edhe në këtë fshat kanë pushtuar dhjetra banesa dhe tokë bujqësore.

Këto pamje që sjell Report Tv janë marrë përgjatë aksit Marinzë- Fier dhe nuk kanë nevojë për shumë koment.

Uji i lumit ka depërtuar brenda banesave dhe subjekteve tregtare në këtë zonë.

Në mungesë të ndihmës nga ana e pushtetit vendor, banoret përmes pompave elektrike po nxjerrin ujin nga banesat dhe dyqanet e tyre.

U ishte premtuar nga drejtuesit e rinj të bashkisë së përmbytjet në këtë zonë nuk do të ktheheshin më , por ky premtim mbeti vetëm në kuadër të fushatës elektorale.

Këta pamje janë marrë në banesën e shtetasit Altin Rama, ku duket qartë se uji tashmë është bërë zot shtëpia.

Ka shkatërruar gjithçka duke filluar nga elektroshtëpiaket dhe orenditë tjera, ndërsa kryefamiljari bën apel për ndihmë.

Të njëjtin fat ka pasur edhe banesa e Mina Dumit, e cila rrëfen për ReportTV dëmet që ka pasuar nga përmbytjet.

Ndërkohë drejtuesit e pushtetit vendor kanë zgjedhur të fshihen përballë kësaj situatë.