Ashtu siç ishte lajmëruar një ditë më parë në rrjetet sociale, është mbajtur mesditën e së dielës një protestë në Sheshin Skenderbej. Dhjetra të rinj, me simbolet kombëtare protestuan për lirimin e Ismail Morinës, të cilin të gjithë e njohin si Ballist Morina.
Arrestimi i tij në 6 tetor, një ditë para mbërritjes së kombëtares serbe në Shqipëri, është kundërshtuar nga tifozët, të cilët kërkojnë lirimin e tij.
Ballisti u arrestua pasi policia i gjeti dy armë pa leje në makinë.