Moti i keq me shi të dendur dhe stuhi të forta, erë ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash kryesisht në jug të vendit , teksa në Vlorë është shënuar viktima e parë.
Luan Qarri 50 vjeci cili punonte roje në një subjekt tregtar në zonën e Radhimës, teksa shkonte në punë erërat e forta dhe shirat e rrembyeshëm e kanë hedhur në kanal, rrjedha e të cilit i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i 50 vjecarit është gjetur nga efektivët e Delta Forcë në bregdetin e radhimës dhe është në morgun e spitalit të Vlorës. Reshjet intensive të shiut që përfshinë Vlorën gjatë mbrëmjes së të shtunës kanë sjellë përmbytjen e lagjeve kryesore të qytetit bregdetar.
Uji ka vërshuar në katet e para të banesave dhe njësive tregtare, ndërsa ka ndërprerje të energjisë në dsia zona të qytetit. Premtimet e pushtetit vendor për të shmangur përmbytjet në qytet mbetën vetëm në letër, pasi rrjeti i kanalizimeve është terësisht jo funksional duke ndikuar në përkeqësimin e situatës.
Kritike është situata në lagjet "24 Maji", "Pavarësia" dhe "15 Tetori", teksa nga efektivët e policisë është bërë evakuimi nga banesat I tete familjeve me rreth 25 antarë, 3 prej të cilëve po marrin mjekim në spitalin rajonal të Vlorës.
Qarkullimi i mjeteve në këto lagje bëhet më vështërisi, ndërsa I këmbësoreve është thuajse pamundur. Më kritike situata paraqitet në fshatra, aktualisht renia e një masivi gurësh ka bllokuar në disa segmente aksin rrugor Radhimë-Orikum.
Pamjet Report TV tregojnë qartë edhe bllokimin e rrugës, ndërsa po punohet për zhbllikimin e saj. Në Radhimë ka shkuar edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili pohoi se po punohet për zgjidhjen e problematikës.
Ndërkohë edhe fshatra të tjerë të Vlorës ka bllokime rrugësh kryesisht nga rrëshqitja e dherave, sakaq raportohet edhe ngordhja e disa krerëve bagëti të imta në disa fshatra të Vlorës. Shumë lagje të qytetit dhe fshatra të Vlorës aktualisht janë pa anergji elektrike.