Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësuesja kuq e zi do të përballet sot në orën 18:00 me Armeninë për të realizuar për herë të parë në histori një objektiv pothuajse shekullor, pjesmarrjen në një kompeticion të rëndësishëm europian.
Trajneri Gianni de Biasi tashmë e ka përcaktuar se kë do të aktivizojë nga fillimi, ku dallohen disa ndryshime në krahasim me sfidën e humbur ndaj Serbisë.
Në skemën 4-2-3-1, në portë do të vendoset i përhershmi Berisha, mbrojtja në mungesë të Agollit dhe Lilës, do të formohet nga Hysaj në të djathtë, Cana dhe Gjimshiti në qëndër dhe Naser Aliji në të majtë, digën në mesfushë do ta kompletojnë dyshja Basha-Xhaka, ndërsa Odise Roshi, Kaçe dhe Shkëlzen Gashi do të lëvizin pas krahëve të Sokol Cikalleshit. Një formacion që nuk i përngjason atij të ndeshjes së fundit, sidomos përsa i përket repartit të avancuar.
Në krahun tjetër Armenia nuk ka objektiva, por sigursisht do ta respektojtë takimin deri në fund. Trajneri Hosepjan do të aplikojë skemën 4-1-4-1.
Në portë Kasparova, 4-shja difensive do të përbëhet nga Hambarzumjan, Arzumanjan, Hajrapetjan dhe Andonian, Mkrçjan do të vendoset përpara repartit difensiv, ndërsa mesfusha do të plotësohet nga Ozbiliz, Henri Mkitarian, Oixeli dhe Gazarjan, i vetëm në sulm për armenët do të jetë Movsisjan.
Një përballje jetike për skuadrën tonë përfaqësuese, një fitore do të kurorëzojë ëndrrën me emrin ?Francë 2016?, çdo rezultat tjetër do të na dërgonte në Play-off.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kuq-e-zinjte-kerkojne-sot-3-pikeshin-ne-armeni-vendimtare-per-euro-2016/