Fier, lumi Gjanica vijon të mbetet një “mankth” për qytetarët fierakë

2015-10-11 4

Pas reshjeve intensive të mbrëmjes së të shtunës lumi Gjanica doli nga shtrati dhe vërshoi në territorin e lagjeve pranë tij. Kritike është situata në lagjet ?1 Maji? dhe ?Kryengritja e Fierit? ku uji ka hyrë në katet e para të disa subjekteve tregtare por edhe shtëpive.

Dëmet janë të pallogaritshme për familjet fierake dhe këto pamje që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment.Premtimet për gjetjen e një zgjidhjeje për shmangien e përmbytjeve nga lumi Gjanica deri më tani kanë mbetur në letër, ashtu si projekti për rehabilitimin e tij.

Fierakët ngrenë sytë nga qielli me shpresën se sdo ketë reshje intensive pasi duhet ti bëjnë mirë llogaritë. Kjo panoramë është bërë e zakonshme në Fier sa herë bien reshje, ndërsa pushteti vendor vijon të heshtë përballë kësaj gjendjeje. Banorët të zhgënjyer nga premtimet boshte vijojnë të bëjnë apel për ndihmë.

Qarkullimi në disa akse të qytetit është i bllokuar pasi niveli i ujit në rrugë nuk lejon lëvizjen e mjeteve.Probleme ka edhe në fshatrat e Fierit si Portës, Liboshtë, e Levan si dhe në aksin Fier ?Vlorë. Fermerët dhe blegtorët e zonës gjithashtu po përballen me probleme serioze për shkak të përmbytjeve.