PD: Barnat e rimbursueshme shumë herë më të shtrenjta, reagon min. e Shëndetësisë

2015-10-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka akuzuar dyshen Rama-Beqaj se po përdorin një skemë mafioze në tregun e barnave të rimbursueshme duke e përdorur atë për qëllime klienteliste, çfarë ka sjellë edhe mungesë barnash në treg.
Albina Dede: ?Në listën e barnave të rimbursueshme për të sëmurët, pensionistët dhe ata që kanë problem të vazhdueshem me shëndetin, falas janë alternativat e para. Këto pothuajse janë zhdukur, për tu hapur rrugë pikërisht barnave që fusin në treg grupet e Beqës dhe Ramës. Fakt është se 30 përqind e barnave të listës së rimbursueshme kushtojnë nga 50 deri në 150 përqind më shtrenjtë.
Por ka qënë zv/ministrja e Shëndetsisë Milva Konomi e cila në një dalje për mediat i ka quajtur shpifje deklaratat e PD, pasi sipas saj në dy vite lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar me 85 barna të reja, prej të cilave, 45 janë principe të reja active.
Konomi: Në vetëm dy vite 2014-2015 nuk janë hequr barna dhe nuk janë shtuar vetëm 20, por kjo listë është zgjeruar me 85 barna të reja, prej të cilave 45 janë principe të reja active. Kemi ulur cmimin e barnave me 30% duke kursyer 70 mln dollar ënë treg.
Ministria e Shëndetësisë hodhi poshtë pretendimin e PD se në Shqipëri janë larguar dy kompani ndërkombëtare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/denoncimi-i-pd-se-barnat-e-rimbursueshme-jane-shume-here-me-te-shtrenjta/