Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Voltana Ademi është zgjedhur kryetare e re e shoqatës së bashkive me të zgjedhurti e djathtë, post që më herët e ka mbajtur kreu i PD Lulzim Basha. Në mbajtjen e Asamblese së Përgjithshme, kryetarja e bashkise më të madhe në vëri të vendit, ka vënë theksin tek nevoja që ka qeverisja vendore për t?u spastruar nga të zgjedhurit me rekorde kriminale. Për këtë, theksoi Znj Ademi do të përgatitete dhe një rezolutë për qeverinë.
Ademi: ?Më shumë se kudo në pushtetin vendor procesi i dekriminalizimit bëhet i rëndësishëm, përsa kohë që pas atyre zgjedhjeve edhe në pushtetin vendor, njerëz të inkriminuar, të përfshire me trafikun gjenden dhe përsëri në do të na duhet të ballafaqohemi me këtë çështje.?
Ligji i decentralizimit do të jetë gjithashtu pjesë e një raporti kritik që shoqata e bashkive të djatha do të hartojë.
Ademi: ?Shoqata e bashkive të Shqipërisë përmes kontributit të kryetarëve dhe të vendorëve do të mund të paraqesë pranë qeverisë së Shqipërisë, të japin një raport, duke dhënë një kontribut pikërisht për këtë ligj shumë të rëndësishëm.?
Kufijtë ndarës mes mazhorancës dhe opozitës nuk janë shkrirë as në krijimin e një shoqate që bashkon të zgjedhurit vendore. Partia Sociltiste dhe ajo demokratike kanë krijuar dy shoqata të ndara, duke i zgjidhur problemet më të cilat haset qeverisja vendore sipas linjës politike të secilit koalicion.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/voltana-ademi-zgjidhet-kryetare-rezolute-per-dekriminalizimin/