Kualifikimi në punë, rruga për t’u punësuar në Gjermani - Ora News- Lajmi i fundit

2015-10-10 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dikur mbante veshur statusin e azilantit në kampet e Gjermanisë, sot është në rolin e një busulle për t'u treguar studentëve shqiptarë një rrugë ndryshe nga ajo që përshkoi vetë. Kjo është historia e Martin Llagaçit, profesorit që ndihmon infermierët e rinj të prekin ëndrrën gjermane, përmes kualifikimit në tregun e punës.

Martin Llagaçi: Kam qenë një azilant sic janë edhe shumë bashkëatdhetarët tanë për momentin. Kur thua jam azilant, të shohin si një njeri që përfiton nga ndihma sociale që ata përfitojnë. Kurse kur prezantohesh si punonjës apo si student të shohin si të barabartë.

Plot 204 infermierët e përzgjedhur për të marrë pjesë në trajnimin që do t'u hapë dyert drejt punësimit në Gjermani, kanë nisur punën për të plotësuar kriterin bazë: atë të gjuhës gjermane.

Të emocionuar për mundësinë që i'u është dhënë, infermierët e rinj duhet të investojnë një shumë prej 1200 eurosh,e cilësuar si garanci e ngrirë bankare.

?Nëse unë do arrij atë që duan gjermanët atje, atëhere e shikoj veten time që do realizoj atë që duan ata?, shprehet një student.

?Shuma 1200 eruo për një ekonomi shqiptare normalisht është e madhe?, shprehet një tjetër student që po mëson gjermanishten.

?Unë do përpiqem për të kaluar nivelet, do punoj fort dhe mendoj se do jetë një e ardhme më e sigurt?, thotë një tjetër student.

Por si ka qenë takimi i parë i të sapodiplomuarëve me gjuhën gjermane?

?Mësimi i gjuhës gjermane ka vështirësite e veta, pasi është një gjuhë që do impenjim dhe seriozitet?, shprehet pedagogia e gjermanishtes.

Infermierët e përzgjedhur per 12 muaj do te trajnohen nga mësues gjermane. Atyre qe fitojnë te drejtën e punësimit ne Gjermani do t?u ofrohen disa variante pune ne spitale publike dhe private, për të qenë të barabartë në tregun e punës edhe me një shtetas gjerman.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kualifikimi-ne-pune-rruga-per-tu-punesuar-ne-gjermani/

Free Traffic Exchange