Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që Shqipëria të përparojë përpara në pëmbushjen e reformave për hapjen e negociatave me BE, Kryetarja e Komisonit të Integrimit, Majlinda Bregu propozon një mekanizëm monitorues nga KE për të ndjekur nga afër zbatimin e detyrimeve.
KE duhet të vlerësojë dy kapitujt e parë që do vlerësohen me hapjen e negociatave, atë të drejtësisë dhe sigurisë, thotë Bregu në një intervistë për Ora Neës.
Majlinda Bregu: Përsa kohë ne jemi përfshirë në reformën në drejtësi dhe përsakohë detyrimet tona janë pjesë kryesore e kriterit politik do të ishte mirë që kjo periudhë të shfrytëzohej dhe nga Komisioni Europian, për një mekanizëm më kërkues dhe monitories për zbatimin e këtyre detyrimeve ndaj Shqipërisë. Kjo do ti jepte mundësi. E para të përshpejtonte procesin dhe do ta bënte me të gatshme në momentin kur të hapeshin negociatat, përsëris për reformën në drejtësi, e dyta do t?i jepte mundësi qeverisë të zgjohej dhe të shkundej pak nga gjumi dhe ta konsideronte integrimin si prioritetin kryesor.
Bregu, thotë se ndryshe nga qeveria e djeshme, PD do jetë në krah të përshpejtimit të integrimit për Shqpërnië, por për datën e hapjes së negocitave, ajo nuk është optimiste për një datë të afërt.
Majlinda Bregu: Në rast se qëndron ende skenari i zgjedhjeve parlamentare 2017 dhe nuk ka zgjehdje të parakohshme?, për mua nuk është cudi që progres/raporti dhe që Këshilli i Europës të presë edhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Por, e përsërisë kjo është një kohë që nuk mund të quhet kohë e humbur.
Ish ministrja e Integrimit, këbëngul se Shqipëria nuk ka një trup të mirë të adminsitratës publike për të përballuar detyrimet e anëtarësimit prandaj kërkesa e sajë është:
Majlinda Bregu: Ne në mënyrë të vrushllshme, poi përfshi të gjitha palët, edhe parlamentin qeveria sigurisht e ka domosdoshmëri, të identifikojë personat të cilët mund të jenë pjesë nesër të grupit negociator, që kur të bjerë zilja e hapjes së negociatave mos gjendjemi në fazën që të themi nuk paskemi njerëz dhe nuk dimë cfarë të bëjmë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ke-mekanizem-monitorues-bregu-te-vleresohet-zbatimi-i-detyrimeve-per-drejtesine-e-sigurine/