BERAT - Tregjet e improvizuara nëpër lagje vijojnë të mbeten një problem që sfidon bashkinë e Beratit. Këtë herë shqetësimi vjen nga banorët e lagjes ?Çlirimi? në këtë qytet. Pamjet që ju ofron Report Tv flasin qartë për gjendjen ku po tregtohen produktet e konsumit, ku gjithçka shitet në shi dhe pluhur.
Por edhe shitësit shprehen të pakënaqur me kushtet në të cilat po punojnë. Ata shprehen se bashkia duhet tu përcaktojë një vend të posaçëm për tregtim, pavarësisht taksës, të cilët e paguajnë në bashki edhe kur shesin në rrugë.