LUSHNJE - Në vijim të turit "Fjalën e kanë qytetarët", kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerët në Barbullinë. Lideri i opozitës u bëri të ditur fermerëve se kërkesat e tyre do të adresohen në programin e demokratëve, si ulja e cmimit te naftes me 240 leke per liter dhe ulje e cmimit te energjise. Sa i përket taksave, Basha theksoi se demokratët do të vendosin taksën e sheshte me te ulet ne Europe prej 9 përqind në mënyrë që 450 milionë euro që mblidhen sot dhe nuk dihet se ku shkojnë t?i rikthehen qytetarëve.
?Për mua më e rëndësishme se sa ardhja në karrigen e pushetit duke bërë pazar është mbështetja juaj për t?u zgjidh problemet. Në qoftëse ju thoni se problem kryesor është çmimi i inputeve, është çmimi i naftës, çmimi i energjisë, çmimi i plehrave, çmimi i plasmasit, është padrejtësia me taksat që ju kanë vënë, atëherë të jeni të sigurt se këtu do të jetë vëmendja jonë kryesore. Që të ketë frikë tregtari kosovar me ardhë me marrë mallin këtu, kjo është vdekjeprurëse për ju. Jemi dukë bërë platformën dhe në platformën e taksave, në përgjithësi po ju them, taksa e sheshtë do te jetë 9 përqind. Çfarë do të thotë taksë e sheshtë 9 përqind?! Do të thotë se 450 milionë euro, që sot qeveria i takson dhe i fut nuk e dimë se ku, ato para t?ja kthejmë tregu? - theksoi Basha.
Fermerët thonë se çdo ditë janë nën presionin e policisë dhe të tatimorëve me kërkesa nga me absurdet. Po kështu, ata thonë se për shkak të vështirësive që u krijohen bizneseve kosovare ata nuk marrin më prodhimet e tyre por kanë braktisur Shqipërinë dhe janë zhvendosur në Maqedoni. Fermerët i kanë paraqitur kryedemokratit Basha një sërë kërkesash për ti përfshirë në programin qeverisës.