Udhëzimi i ministrisë/ 11 rastet kur mësuesi pushohet nga puna

2015-10-10 1

TIRANE - Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit përcaktohen rastet kur mund të shkarkohet një mësues nga puna. Bie në sy së është vendosur që nëse një mësues nuk do të ketë orë mësimi për të dhënë, atëherë ai do të largohet nga puna, ndërkohë që kjo ngarkesë mësimore përcaktohet nga drejtori i shkollës.

?Drejtori i institucionit merr masën e pezullimit ndaj mësuesit, kur ndaj mësuesit zhvillohet një proces penal ose administrativ. Mbarimi i marrëdhënies së punës së mësuesit me institucionin publik të arsimit parauniversitar bëhet: Kur jep dorëheqjen, kur mbush moshën e pensionit, kur bëhet i paaftë për kryerjen e detyrave për shkaqe fizike ose mendore, kur dënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës dhe kur institucioni shkollor nuk ofron ngarkesë mësimore lëndore?, - thuhet në udhëzimin e firmosur nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla.