Fëmija është lulja e jetës e çdo kush duhet ta ketë mundësinë e prindërimit. Nisur nga ky qëllim, u organizua Kongresi Ndërkombëtar për Fertilitetin në Durrës.
Për këtë problematike në rritje në vendin tonë, shpesh mjekët shqiptarë kanë bashkëpunuar me mjekët e huaj për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të bërë të mundur sa më shumë shërbime për pacientët.
Doktori urolog Flamur Tartari shpjegon se duhet një bashkëpunim i mirë i mjekëve urologë me ata gjinekologë. Sipas tij pacientët që duan të kenë rezultate pozitive për të pasur një fëmijë, duhet ti binden mjekut e të zbatojnë këshillat e tij.
Mjeku Tartari i bëri thirrje shtetit që me politikat e tij të ndërhyjë për të lehtësuar pagesat e larta që duhet të bëjnë këta pacientë me check up të vazhdueshme gjatë trajtimit.
Kryetari i shoqatës se urologëve të Turqisë Atesh Kadioglu u shpreh se ky është një shqetësim mbarëbotëror, por gjithnjë ka një zgjidhje.
Ky shqetësim mbarëbotëror, ka impenjuar mjekët e këtyre sektorëve që të ndërmarrin mjaft studime dhe ndërhyrje për tu rikthyer shumë njerëzve mundësinë e pjellorisë dhe lënies së trashëgimtarëve. Ka rreth 25 vite që ne bashkëpunojmë me mjekët shqiptarë. Infertiliteti është një fenomen që po shtohet çdo ditë e më shumë, sidomos ai mashkullor, por ka ende mundësi për zgjidhjen e këtij problemi shëndetësor, bashkëpunimi me mjekun.
Të ftuarit në këtë kongres janë doktorë të njohur nga Spitalet e Universitetet më të njohura evropiane e më gjerë, si Itali, Francë, Zvicër, Angli, dhe SHBA.