Dhoma Amerikane e Tregtisë: Taksat po falimentojnë biznesin

2015-10-09 1

Për Dhomën Amerikane të Tregtisë, ashpërsimi i skajshëm i masave ndëshkuese për shkeljet tatimore, po kthehen në ?shkop ndëshkues? për biznesin, duke dhënë efektin e kundërt të pritur nga Qeveria. Në një deklaratë për shtyp Dhoma Amerikane theksoi se masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre.

?Shqetesimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një ?shkop ndëshkues? për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë?- është një nga shqetësimet e dhomës amerikanë të tregtisë.

Gjitahshtu këshillohet që gjobat të jenë duke u bazuar tek niveli i biznesit.

?Masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre. Gjobat dhe penalitetet duhet të jenë në proporcion me nivelin e biznesit. Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit?, - thotë dhoma amerikane e biznesit.

Në njoftim përkrahet aksioni kudundër informalitetit, por kërkohet nga qeveria të rishikojë format me të cilat po e zhvillon këtë luftë.