“Rrjeti i Arsimit dhe Edukimit”, Nikolla firmos kontratën me qeverinë italiane

2015-10-09 0

3.6 milion euro është investimi që ka bërë qeveria italiane në fushën e rrjetit telematik në arsimin shqiptar. Fusha e rrjetit telematik, ka të bëj me studimet shkencore dhe u shërben atyre që duan të marrin një gradë më të lartë. Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos nga ministrja Nikolla dhe ambasadori italian Massimo Gaiani. Gaiani tha se për Italinë ky është një projekt tejet i rëndësishëm.

?Bëhet fjalë për një bashkëpunim të rëndësishëm të kooperacionit italian. Është një dhuratë prej 3.6 milion eurosh që do të bëjë të mundur realizimin e rrjteti telematik universitar që do të jetë në shërbim tëe universiteteve e të studentëve. Për italinë ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nuk është vënë në dispozicion vetëm një financim i konsiderueshëm por edhe përvojën e disa prej institucioneve tona më të mira për tju asistuar?, është shprehur Gaianni.

Për ministren Nikolla ky investim do të jetë tejet efektiv jo vetëm për studentët por edhe për pedagogët.

?Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj kontrate, më lejoni të shpreh edhe përgjegjësinë e palës shqiptare për të mundësuar në kohë arritjen e objektivave që ky projekt i rëndësishëm i qeverisë italiane ka për Shqipërinë pasi jemi të bindur që aderimi i mëtejshëm do të sigurojë për studentët, pedagogët dhe kërkuesit shkencor një mundësi krejtësisht të re për të mundësuar efiçencë, duke përfituar nga përvojat më të mira të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor evropiane? u shpreh ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Rrjeti telematik do të sjellë më shumë mundësi kreative për të gjithë ata që kryejnë kërkime shkencore dhe pritet të përfundojë brenda 6 muajsh.