Reportazh, Entuziazmi i tifozëve nga Kosova drejt Elbasanit dhe zhgënjimi pas humbjes- Ora News

2015-10-09 2

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Mëngjesi i 8 tetorit ishte i mbushur me re, ashtu si zemrat dhe mendjet e shqiptarëve ishin të trazuara me emocione dhe ankth.
Në atë që është pagëzuar si Rruga e Kombit do të vinin shqiptarë të Kosovës dhe vendeve të tjera për të mbështetur kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Serbisë.
Në pikën kufitare të Morinës ishin marrë masat e sigurisë dhe mediat nuk lejoheshin të filmonin afër vendit që formalisht shënjon një kufi që në rastin kur luan kombëtarja kuq e zi thuajse nuk ekziston.
Tifozët më të zellshëm jo vetëm ishin zgjuar në orët e para të mëngjesit, por donin dhe ta dokumentonin këtë ditë që për ta ishte historike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/entuziazmi-i-tifozeve-nga-kosova-drejt-elbasanit-dhe-zhgenjimi-pas-humbjes/