Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre pikët e arta që nuk i morëm në fushë i morëm si Shqipëri dhe si popull duke befasuar jo vetëm kundërshtarët por dhe gjithë botën me qytetarinë që treguam dje në ndeshjen Shqipëri- Serbi në "Elbasan Arena"
Kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për median për ti shprehur mirënjohjen tifozerisë të cilët mbajtën gjallë festën por dhe futbollistëve të kombëtares tonë dhe trajnerit De Biasi. Falë tyre Shqipëria vazhdon të ëndërrojë për Euro 2016.
Edi Rama: ?Jemi gdhirë të palumtur pas një humbjeje të befasishme të lojës por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar me nivelin e lartë të dinjitetit sportiv dhe qytetar. Kemi befasuar dhe kundërshtarët.
Pa asnjë dyshim nëse në fushën e lojës nuk ia arritëm të mbajmë në minutat shtesë pikën e artë që na hapte thuajse në tre cerekun e saj portën e madhe të Finalistëve, mbajtja lart e nivelit të kulturës sportive në kushtet e një tensioni të madh jo vetëm sportiv i ka dhënë tre pikët e arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull.
Klima mbytëse e Beogradit përballë atmosferës festive në Elbasan
Edi Rama: "Nuk është për ngushëllim për humbjen në fushën e lojës. Mjafton të parafytyrosh se çfarë do të ishim duke ndjerë e folur sot nëse ultrasit kuq e zi do të kishin rënë në batakun e turpshëm huliganëve serbë në Beograd. Kuqezinjtë në tërësi, e shoqata e tifozëve u treguan fantastikë me mbështetjen entuziaste të skuadrës në 90 minuta por dhe në dhënien e provës së pakontestueshme të dallimit të qartë mes klimës mbytëse të Beogradit dhe atmosferës festive të Elbasan Arenës. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor, nuk është sulmuar verbalisht asnjë lojtar serb?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-fushe-humbem-por-jashte-fushes-befasuam-dhe-kundershtaret/