Vlahutin: Reforma në drejtësi e panegociueshme. Duhet të bëhet - Ora News

2015-10-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasdorja e BE, Romana Vlahutin ka bërë të qartë se Reforma në Drejtësi është thelbësore dhe kusht i panegociueshëm për Integrimin e vendit.
Nga Korça ambasadorja e Bashkimit Europian deklaroi se po përpiqemi shumë ti shpejgojmë politikës se parësore janë interesat kombëtare.
Romana Vlahutin: Në mënyrë absolute që po, sigurisht. Ju e dini që kemi tashmë ato që quhen 5 prioritete kyçe. Tre prej tyre kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës, reforma në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit. Në një farë mënyrë ky është një moment vërtet kritik për historinë. Madje do të thoja dhe një moment historik për vendin. Nëse kjo reformë do të bëhet mirë, me ndërhyrje të thella dhe të përqëndruara në vëndet e duhura të këtij sistemi që është e qartë që nuk po funksionon siç duhet. Nëse do të jemi të sukseshshëm do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria do të mund të ecë përpara me hapa shumë të shpejtë. Është një reformë thelbësore dhe e panegociueshme. Me përkthim do të thoja: Duhet të bëhet?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-reforma-ne-drejtesi-e-panegociueshme-duhet-te-behet/