Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon kthimi i shqiptarëve që kanë hyrë në Gjermani me kërkesën për azil. Kësaj here ka qenë vetë Ministrja e Shtetit për Europën në Landin e Bavarisë, që ka shoqëruar një grup azilkërkuesish shqiptarë, e cila ishte e qartë kur ripërsëriti apelin: se asnjë kërkesë azili nga Shqipëria e cilësuar si vend i sigurtë nuk do të merret parasysh.
Ministrja e Shtetit për Europën në Landin e Bavarisë , Beate Merk ka shoqëruar drejt Shqipërisë një grup prej 80 azilkërkuesish për ti dhënë një mesazh të qartë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në kampet gjermane se i pret i njëjti fat.
Beate Merk : ?Azilkërkuesit shqiptarë do të vijojnë të kthehen me ritme të shpejta drejt Shqipërisë ndaj edhe erdha sot këtu për të pritur personalisht një pjese prej këtyre personave të rikthyer në ambjentet e aeroportit të Tiranës. Por numri i përgjithshëm i jashtështetasve shqiptarë të cilët kanë emigruar për arsye ekonomike në Shqipëri është 33.300.?
Ministrja Merk ishte e qartë kur tha se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta kësisoj mundësia e pranimit të kërkesave për Azil është gati 0.
Beate Merk : ?Kjo e drejtë nuk i takon atyre personave që vijnë në Gjermani apo në drejtim të Bavarisë për arsye ekonomike por vetëm atyre njerëzve të cilët vijnë nga zona në të cilën kërcënohen nga terrori dhe kushtet e dhunës ekstreme. Për këtë arsye dhe ata azilantë shqiptar që kanë ardhur në Gjermani për arsye ekonomike nuk do të kenë asnjë lloj mundësie dhe shansi për të marrë statusin azilantë.?
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për koston e kthimit të shqiptarëve që janë në pritje të azilit në Gjermani, Znj Merk u shpreh se kjo është një çështje që i është ngarkuar taksapaguesëve bavarezë. Bavaria është landi që ka numrin më të lartë të azilkërkuesve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera të rajonit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ministrja-bavareze-vjen-ne-shqiperi-me-80-azilkerkues/