Kombëtarja e pëson në fund, Serbia shënon 2 gola në minutat shtesë - Ora News

2015-10-09 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria e pafat dhe një fund i hidhur jo vetëm për kombëtaren, po për të gjithë shqiptarët. Kur u duk se gjithçka do të përfundonte me rezultatin e barabartë 0-0, kombëtarja serbe ka shënuar dy gola në minutat shtesë.
Ka qenë Kolarov i cili ka shënuar golin e parë në minutën 91? dhe në minutën e 94 dyfishon Ljajiç duke përfunduar me rezultatin 0-2.
Kualifikimi i Shqipërisë në Europianin 2016 që do të zhvillohet në Francë varet nga ndeshja e fundit me Armeninë, ku kombëtares shqiptare i duhet fitorja me patjeter.
Pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë, Shqipëria mbetet në vendin e 3 me 11 pikë, 1 më pak se Danimarka, ndërsa Serbia në vend të parafundit me 4 pikë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-pritje-te-ndeshjes-shqiperi-serbi-ja-formacionet-zyrtare-te-dy-skuadrave/

Free Traffic Exchange