Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregu i banesave është sot në krizë. Agjentët imobiliarë shpjegojnë se ndërsa çmimet kanë rënë nga 7-20% në varësi të zonave, sërish nuk blihet, pasi qytetarët nuk kanë mundësi financiare. Kërkesë ka vetëm për dyqane, që shihen si mundësi investimi.
Tregu i pasurive të patundshme po përjeton një goditje të fortë këtë vit. Kërkesat për blerje apartamentesh janë në nivele minimale dhe nuk po stimulohen as nga rënia e çmimeve, duke dëshmuar për pamundësinë financiare të qytetarëve për të blerë.
Lefter Sila, agjent imobiliar: ? Është në rënie, sigurisht shpjegohet me krizën botërore, sigurisht remitancat kanë rënë, bankat kanë kufizuar kreditë e tyre, ofertë ka shumë. Rënia e çmimemeve mesatare në qytetin e Tiranës është 16% , në zonën e bllokut çmimet kanë rënë në masën 30 %. Në qendër 20 % , në periferi 7-8 %
Përpjekjet e qytetarëve për të kursyer reflektohen edhe te qeratë.
Lefter Sila, agjent imobiliar: ?Sot janë gjithnjë në ulje, ka kërkesa për apartamente të vogla biles dhe ato familjarë që kishin marrë më parë apartamente të mëdha me qera po i lënë ato dhe po marrin të vogla?
Agjentët imobiliarë shpjegojnë se dyqanet janë të vetmet që po kërkohen sot në treg.
Lefter Sila, agjent imobiliar: ?Është e vetmja mundësi investimi ose për të dhënë me qera. Fakti që shumë dyqane buzë rrugëve kryesore janë prishur pasi kanë qenë pa leje ka bërë që atyre që janë me dokumenta tamam, t?u rritet vlera, me 10% më shumë se një vit më parë?
INSTAT konstatoi një rritje të sektorit të ndërtimit me 1.9% në tremujorin e dytë të këtij viti.
Por kjo ka ardhur si pasojë e investimeve publike, ndërkohë që zhvillimet në tregun e banesave janë pothuajse të pandjeshme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tregu-i-banesave-ulen-cmimet-serish-nuk-blihet/