Shqipëri - Serbi atmosferë elektrizuese në Tiranë para ndeshjes

2015-10-08 7

Elektrizuese është atmosfera në kryeqytet pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe që ka ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve. Tifozë të panumërt janë mbledhur në lulishten mbrapa kryeministrisë për të ndjekur në monitorin e madh, sfidën e shqipeve me serbët.

Të gjithë shqiptarët anembanë po presin me padurim dhe ankth zbritjen e lojtarëve kuq e zi dhe atyre serb në fushën e blertë të stadiumit? Elbasan Arena?, nga i cili kanë kthyer sytë jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe e gjithë bota mbarë.

Një ndeshje historike si kjo, nuk kishte se si të mos pritej pa këtë atmosferë të zjarrtë, ku kryefjala e saj janë ngjyrat kuq e zi dhe simbolet kombëtare.

Urimi dhe shpresa e gjithë shqiptarëve mbetet fitorja e kuqezinjve, për të çuar para ëndrrën e madhe për në ? Francë 2016?.

Free Traffic Exchange