Vasili si Meta: Ndryshimet në qeveri i takojnë vetëm kryeministrit

2015-10-08 0

Petrit Vasili, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, ka ndjekur të njëjtën linjë me Metën sa i takon debatit për ndryshime në qeveri. Në një prononcim për mediat paraditen e së enjtes, Vasili ka thënë se, për ndryshimet në ekzekutiv vendos vetëm kryetari i qeverisë.

?Ne mbështesim punën dhe veprimtarinë e ministrave. Por tagrin për të bërë ndryshime në qeveri e ka kryeministri?, ka thënë Vasili.

Ai ka nënvizuar se për LSI-në nuk janë prioritarë emrat, por reformat që koalicioni qeverisës duhet të realizojë.

?Lidhur me dekriminalizmin dhe reformën në drejtësi kemi qënë shumë të qartë. Është një proces që duhet mbyllur. Kemi milituar fort për qëndrim konsensual dhe besoj që jemi në rrugën e duhur?, ka vijuar Vasili.

Lidhur me ndeshjen Vasili tha se e rëndësishme sot tha Vasili është të fitojë tradita jonë e pritjes së mikut me qytetaridhe sjellje prej Europianësh sic e kemi zakon.

?Po sot do të jem në stadium pa kravatë pa asgjë politike. Sot festë e futbollit e një miqësie të mir. Sot duhet ta tregohemi si sportdashës. Rezultati s?më shqetëson. Më shqetëson si dimë ne të sillemi. Te tregojmë si ti presim miqte si dimë ti presim. Fituesi më i madh qytetaria sjellja Europiane. Duhet të fitojë festa sportive.,Nuk i druhem aasnjë incidenti, të gjithë e dinë si ne kemi mësuar të sillemi.Klimë e cila do krijojë mundësi për të demostruar qytetari.konfimim i asaj që dimë të bëjmë-tha Vasili para gazetarëve .

Ndërkohë që për afërën e CEZ Vasili theksoi se është diskutuar kërkesa e PD si dhe rishikimi i serverit të tatimeve dhe rishikimi i kërkesës
Vasili i?u përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me ndryshimet në qeveri të shumëpërfolura dhe impulse e reja duke u shprehur se vetëm kryeministri Rama ka targetin të bëjë ndryshime në qeveri dhe kurdo t?i bëjë LSI do të mbështesë atë si pjesë e skuadrës.