Rama: I keqardhur, një 14 vjeçar qëlloi autobusin me gur. S’jemi armiq, në fushë kundërshtarë

2015-10-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama takon 60 studentët ekselentë serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen ?Shqipëri-Serbi? në stadiumin ?Elbasan Arena?
Duke mos e fshehur që është një ndeshje me emocione shumë të forta Rama nënvizoi nevojën e fqinjësi me përfitime të mëdha reciproke për njëri tjetrin.
Ai përcolli dhe mesazhin ?Just play have fun and enjoy the game?
Rama foli dhe për incidentin duke deklaruar se ishte një fëmijë 14- 15 vjeçar i cili qëlloi me gur autobusin
?Ky takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit i frymës së urretjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda cdo gjernate tjetër.?
Rama u shpreh i sigurtë për vazhdimin e projektit me studentët duke i uruar t?ia kalojnë mirë në Tiranë dhe kur të kthehen në Serbi të flasin mirë për Shqipërinë.
?Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen do gjithmonë të rikthehet. Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-flet-per-incidentin-i-keqardhur-nje-14-vjecar-qelloi-autobusin-me-gur-sjemi-armiq-ne-fushe-kundershtare/