Shumë kosovarë edhe pse pa biletë, janë nisur drejt Elbasanit, për të bërë tifo pranë stadiumit nën atmosferën e ndezur festive. Qindra tifozë nga Kosova, ditën e sotme kanë kaluar në pikën e kalimit kufitar të Morinës me destinacion ?Elbasan Arena?.
Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë bileta për të parë ndeshjen në stadium megjithatë do të jenë në Elbasan për të bërë mbështetur kombëtaren në një atmosferë të ndezur festive siç pritet të jetë ajo e 8 tetorit.
Edhe tifozët e grupit ?Plisat? do të jenë në stadiumin "Elbasan Arena". Ata i kanë siguruar biletat nëpërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjatë ditës së sotme në Morinë rreth 2000 shtetas kosovarë të cilët edhe pse nuk kanë bileta do të mbështesin kombëtaren në ndeshjen kundër Serbisë.