Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, masa të rrepta sigurie

2015-10-07 3

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Shqipëri në orën 17:50 minuta, ashtu sikur ishte planifikuar në axhendë. Kombëtares serbe në aeroport i kanë uruar mirëseardhjen pjesëtarë të FSHF sipas protokollit, teksa i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë.

Autobusi që do të transportojë për në hotel serbët është futur deri në pistë për të marrë lojtarët për arsye sigurie. Ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar aeroportin e Rinasit dhe blinduar rrugën që do të përshkojnë serbët deri në akomodimin në hotel Sheraton.

Delegacioni serb, konferencën për shtyp do ta zhvillojë në Hotel ?Rogner? në orën 19:30.

Nisja për në Elbasan do të bëhet të enjten me orarin ekzakt që do të përcaktohet gjatë analizës së paradites. Nga ana tjetër, një ditë përpara takimit del para mediave në Durrës në orën 18.00 edhe trajneri kuqezi De Biasi.

Free Traffic Exchange