Nishani në Sofje: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar

2015-10-07 1

Forcimi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ishte kryefjala e bisedimeve mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe homologut të tij bullgar, Rosen Plevneliev.

Gjatë fjalës së tij Nishani tha se politikanët dhe qeveritë e të dyja vendeve duhet të krijojnë lehtësira për bizneset.

Nishani nënvizoi se shkëmbimet e informacioneve mes dy vendeve si dhe mundësitë e kontaktit të bizneseve me dy qeveritë duhet të jenë në vëmëndjen e institucioneve përkatëse.

?Shpirtit ndërmarrës të përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve i duhet dhënë vëmendja e duhur. Dhe, në këtë këndvështrim vlerësoj se, shkëmbimi i informacionit mbi resurset dhe potencialet ekonomike të të dy vendeve, si dhe mundësitë për vendosje kontakti mes bizneseve, duhet të marrë një vëmendje më të madhe si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga vetë Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë. Mendoj se ne si politikanë, Qeveritë e të dy vendeve, por edhe të gjitha institucionet përkatëse, duhet të bëjmë më shumë për të krijuar një ambient miqësor biznesi e t?ju japim ju dhe të gjithë përfaqësuesve të biznesit së të dy vendeve, por jo vetëm, garancitë dhe lehtësirat e nevojshme, si dhe të mbështesim aktivitetet tuaja përbashkëta? ? theksoi Nishani.

Në takimin me homologun e tij Nishani shprehu kënaqësinë për mardhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Bullgarinë. Presidenti i Shqipërisë tha se një edhe pas 101 viteve pavarësi, dy vendet kanë një marrëdhënie të admirueshme.

?Vetëm një vit më parë ne kremtuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe sot pas 101 vjetësh konstatojmë me kënaqësi se mes nesh nuk ka probleme Mendoj se potencialet që vendet tona kanë, sfidat me të cilat duhet të përballemi për një të ardhme më të sigurt për popujt dhe fëmijët tanë, si dhe të qenit pjesë e një hapësire fqinjësore, duhet të na nxisin të gjithëve për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe mundësitë tona edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar? ? u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës bëri me dije homologun e tij se ka nisur një proces për reformimin e sistemit të drejtësisë. Nishani u shpreh se qëllimi kryesor është krijimi i një sistemi të pavarur Gjyqësor larg ndikimeve politike dhe larg korrupsionit.


Presidenti Nishani u takua me homologun bullgarez gjatë një forumi të përbashkët për biznesin të zhvilluar në Sofje. Kreu i Shtetit shqiptar u takua me autoritetet më të larta bullgare, me Kryetaren e Parlamentit Tsacheva dhe Kryeministrin Borissov.

Free Traffic Exchange