Prej vitit 2010, Vodafone Albania ka prezantuar në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e tjera të botës ku Vodafone Group operon, një skemë të veçantë zhvillimi për të rinjtë dhe të sapodiplomuarit.Tashmë i njohur nga të gjithë, programi ?Discover Vodafone? ka ofruar vit pas viti mundësi fantastike punësimi dhe karriere për shumë të rinj që sot punojnë në pozicione kyçe në Vodafone Albania dhe Vodafone Group
Këtë të mërkurë u zhvillua faza finale e përzgjedhjes së fituesve të këtij edicioni të ?Discover Vodafone?. Rreth 18 finalistë kaluan në një proces testimi tepër dinamik, ku gjithsecili pati mundësinë të shfaqë aftesitë dhe njohuritë nëpërmejt ushtrimeve individuale dhe në grup. Numri i aplikantëve ka qenë tepër i lartë dhe përzgjedhja e më të mirëve ishte një sfidë për drejtuesit e burimeve njerëzore në Vodafone Albania, të cilët mes 18 finalistëve duhet të shpallnin fitues 9 prej tyre.
Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, Znj.Christina Samoulada i uroi suksese finalistëve dhe i inkurajoi ata të mos reshtin së investuari në dijet e tyre. ?Çdo vit, Vodafone rekruton të rinj të talentuar për tu bërë pjesë e stafit tonë dhe është fantastike të shohësh sesi këta të rinj punojnë fort për të ndërtuar një karrierë të suksesshme për të ardhmen e tyre. Jam shumë krenare për stafin tonë. Falë këtij stafi ne jemi lider në treg jo vetëm në fushën e telekomunikacionit, por edhe lider në praktikat e nxitjes së zhvillimit dhe punësimit. Discover Vodafone është një prej skemave më të suksesshme në këtë drejtim?, tha Znj.Samoulada.
Skema ?Discover Vodafone? integron teknikat më të përparuara të identifikimit dhe vlerësimit të talenteve të reja dhe nxit zhvillimin e mëtejshëm të tyre profesionalisht, duke u dhënë mundësinë të hedhin hapat e parë të karrierës së tyre në një prej kompanive më prestigjoze në vend dhe në botë.
9 fituesit e këtij viti do të lidhin një kontratë pune me Vodafone Albania për të punuar për 2 vjet në 2-3 sektorë të ndryshëm të kompanisë, ku do të mund të fitojnë njohuri të gjera në lidhje më biznesin e telekomunikacineve dhe kulturës së punës në një kompani si Vodafone. Për të gjithë ata që do të vijojnë të shfaqin një performancë të shkëlqyer, Vodafone ofron mundesinë për t?u bërë drejtues të Vodafone në nivel global përmes skemës Columbus për zhvillimin e Liderëve të rinj, duke u mundësuar rritje në karrierë.
Vodafone Albania është një prej kompanive shembull për iniciativat dhe programet që synojnë nxitjen e zhvillimit dhe punësimit të të rinjve. ?Discover Vodafone? është një prej shumë programeve që kompania organizon çdo vit në këtë kuadër.