PD: Çela i OSHEE para drejtësisë Edi Rama paracakton tenderët

2015-10-07 1

Partia Demokratike i bëri thirrje drejtësisë të veprojë ndaj administratorit të OSHEE-së Ardian Celën i cili sipas selisë blu është përgjegjësi kryesor i vjedhjes së miliona lekëve.

Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Gent Strazimiri vijoi akuzat ndaj kompanisë EUROCOL të biznesmenit Carapuli i cili është shpallur fituesi i tenderit 5 milionë euro për rikonstruksionin e godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas Strazimirit biznesmeni Carapuli është miku i ngushtë i Edi Ramës të cilit i ka ndërtuar ndërtuar banesën në Surrëlë. Strazimiri theksoi se OSHEE torturoi mijra familje duke futur në burg dhe duke i marë jetën disa të tjerëve.

?Partia Demokratike i siguron qytetarët e vendit se kryehajduti i OSHË, Adrian Çela dhe banda e tij që tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi deri më një. Dita e llogarive para ligjit do të vijë shpejt. Tani u mësua pse OSHË torturoi mijëra familje, futi në burg kryefamiljarë, burra e gra, la në errësirë invalidë, të sëmurë e të porsalindur dhe u mori jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit dhe Arif Dodës. Këto akte çnjerëzore sherbuen ne fakt për të mbledhur miliarda lekë qe te shperblehej miku, ortaku e klienti i Edi Ramës, ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel?, u shpreh Strazimiri.

Deputeti tha se Partia Demokratike ka paralajmëruar publikisht prej 11 shtatorit fituesin e këtij tenderi. Strazimiri nënvizoi se biznesmenit Carapuli ka fituar tenderin për rikonstruktimin e godinës me ofertën më të lartë se ofruesi i dytë. Ai akuzoi Ramin për klientelizëm me tenderat.

?Paratë e gjakut të marra me kërbaç, kryehajduti dhe OSHË, nuk i paska dashur për interesa publike aspak.Por për të ndarë tortën e majme për Carapulët, sic Partia Demokratike e kishte paralajmeruar. I gjithë ky abuzim është kryer me paramendim, sepse kemi një fitues të paracaktuar. Kur Partia Demokratike denoncoi me 11 shtator tenderin, kasneci i Ramës reagoi dhe shprehu habi të madhe. Po ja që fituesi u shpall, dhe u shpall ai që ishte paracaktuar, miku, ortaku, ndërtuesi i Ramës. Me ofertën më të lartë. 500 mijë euro me shumë se ofertuesi i dytë.Po si mund të ndodhë kjo? Kjo ndodh sepse nuk ka me garë dhe shqyrtim ofertash. Tenderat i drejton Edi Rama, i menaxhon Edi Rama, i ndan Edi Rama me miqtë e tij?,- përfundoi Strazimiri.