Dha 16 leje te Shkëmbi i Kavajës Gjykata: Ish-kryekomunari pa faj!

2015-10-07 3

Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës Rrashbull, Durrës, shtetasin Hysen Gashi, i akuzuar për dhënien e të paktën 16 lejeve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin në zonën turistike bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, dhe për të cilin Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vjet burgim.

Në këtë proces, së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit.

Procesi ndaj ish-kryetarit Gashi u zhvillua me procedurë të rregullt dhe seancat u drejtuan nga gjyqtarja Shpëtime Pitaku. Në përfundim të procesit, ditën e sotme (dt. 07.10.2015), gjyqtarja Pitaku e shpalli të pafajshëm ish-kryetarin Gashi për të njëjtat fakte dhe akuza, për të cilët gjykata e Durrësit shpalli fajtorë 5 bashkë të pandehurit e tjerë.

Free Traffic Exchange