Projekti i Pazarit të Ri, Veliaj: Risi në menaxhimin e punëve publike

2015-10-07 2

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj së bashku me drejtorin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Majkëll Granof ka marrë pjesë sot në inaugurimin e projektit për restaurimin e plotë të Pazarit të Ri në kryeqytet. Për Veliajn, ky projekt do ta kthejë Pazarin e Ri në një nga destinacionet kryesore të qytetit.

?Për ju që mbani mend fushatën , unë jam ai i fiqve dhe jam i lumtur që në vendin ku kam punuar që i ri do të nisë ky projekt. Për snobët , kjo do të vazhdojë të jetë pjesë e humorit, por për punëtorët kjo do të jetë një punë e vërtetë. Suksese atyre që do bëjnë duart pis për këtë punë të pastër?, tha Veliaj.

Sipas tij Pazari i Ri nuk do të ketë vetëm emërtimin e ri , por do të sjellë risi edhe në mënyrën e menaxhimit të punëve publike.

?Nuk e di a do bëjmë cdo gjë perfekt, por do përpiqemi të mos bëjmë gabimet që janë bërë më parë nga bashkitë. Do kujdesemi që koncepti i menaxhimit të ri të jetë më i miri që kemi pasur në përvojën e këtij menaxhimi në Tiranë. Do të kujdesem personalisht dhe me gjithë stafin e bashkisë që të sjellim një standart të ri të bërjes së punëve publike?, u shpreh kryebashkiaku, teksa deklaroi se bashkia do të investojë rreth 1 milionë dollar në këtë projekt.

?Mezi pres që t?ia fillojmë kësaj pune dhe 1 milionë dollarë që bashkia po investon, janë një milionë mundësi për Tiranën dhe banorët. Pasi ky projekt të mbarojë disa do shesin fiq disa mend, por rëndësi ka që të jemi të inkuadruar në një qytet, ku të gjithë shesim dhe blejmë?, tha Veliaj.

Nga ana tjetër kreu i fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Majkëll Granof tha se fondi do të investojë 3 milionë dollaw për këtë investim.