Tiranë, pranga Ballist Morinës qëlloi me pistoletë serbe...pa leje

2015-10-07 15

TIRANE - Një ditë para ndeshjes me Serbinë, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, ?Ballisti? siç të gjithë e njohim, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd më 14 tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Blow në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte.

Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se Morina ka qëlluar një herë pas mesnate me pistoletën e tij Zastava Mino Blow model serb, e cila mban 7 fishekë. Në automjetin e tij Lande Rover u gjet një gëzhojë, ndërsa në pistoletën që Morina mbante në xhep ishin vetëm 6 fishekë.

Të njëjtat burime thanë se ka qenë denoncimi i qytetarëve për të shtëna me armë që ka vënë në lëvizje policinë. Disa prej tyre kanë evidentuar Ballistin duke ekspozuar armën në zonen e tregut elektrik ndaj kane njoftuar menjehere policine. Kjo armë mund të shkaktojë dëm fizik jo më larg se 5 metra.

Gjatë marrjes në pyetje nga efektivët Morina ka thënë se këto armë i mbante për vetëmbrojtje.