Shqipëri-Serbi, “blindohet” Tirana ja akset që bllokohen nga nesër

2015-10-06 2

Policia e kryeqytetit në prang të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për arsye sigurie vendos të ?blindoi? Tiranën. Nesër më datë 7 që përkon me ardhjen e kombëtares serbe në vendin tonë si dhe ditën e ndeshjes 8 tetor policia njofton se do të bllokohen disa segmente rrugore.

Nga ora 17-20:00 të datës 7 tetor- bulevardi "Dëshmorët e Kombit? nga Ura e Lanës deri te sheshi Skënderbej do të qëndrojë i bllokuar. Gjithashtu segmenti nga Aeroporti i Rinasit, Qafë Kashari në autostradën Tiranë-Durrës si dhe rrugët dytësore,duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga ?Dritan Hoxha?, rruga ?29-Nëntori?, rruga e ?Durrësit?, bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, rruga ?Ismail Qemali? deri te rruga e ?Elbasanit?

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i kembesoreve pranë Hotel ?Sheraton?? dhe Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve në sheshin ?Italia?.

Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel ?Sheratonin?.

Ditën e ndeshjes
Në datë 08.Tetor.2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga ?Dervish Hima?, rruga e ?Elbasanit?, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.

Drejtoria e Tiranes, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mberritur ne qytetin e Elbasanit.

Ky është një njoftim sensibilizues me anë të të cilit policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të kryeqytetit lidhur me sigurinë dhe rendin në vend.