"Duke filluar nga nesër për 6 muajsh kthejmë në identitet zonën e Pazarit të ri "- kështu është shprehur sot kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e 20 vjetorit të Fondacionit Amerikan për Zhvillim në Shqipëri.
Si një bashkëpunim me këtë fondacion Veliaj ka njoftuar dy projektet e reja të Bashkisë rregullimin e zonës së Pazarit të Ri inagurimii të cilit bëhet nesër si dhe një mundësi për të gjithë të rinjt e talentuar të kryeqytetit për kreditim për gjenerimin e ideve të tyre në praktike, ku Bashkia do të ketë 25% të aksioneve
Në ceremoninë e 20 vjetorit të fondacionit amerikan për zhvillim në Tiranë kreu i Bashkisë Veliaj cilësoi si mjaft të vyer kontributin e dhënë nëpër Shqipërinë duke i nderuar anëtarët e bordit me cmim mirënjohjeje.Si rezultat i bashkëpunim me fondacionin Amerikan.Veliaj renditi disa shembuj konkret ku fondacioni ka ndihmuar Shqipërinë sic ishte Rregullimi i Aeroportit të Rinasit, pajisja e shqiptarëve me pasaportat e reja biometrike të cilat tha Veliaj kanë qënë të gjitha ide të bordit të këtij fondacioni.